Arbëri

Nagavci: Këtë vit nuk do të reduktohet numri i mësimdhënësve

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në një takim të Komisionit të Granteve është miratuar granti specifik i arsimit parauniversitar i cili pritet të jetë në shumë prej 201.494.543 euro.

Nagavci ka thënë se në atë takim ka njoftuar se ka planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit mos të reduktohet numri i mësimdhënësve.