Arbëri

62.400 doza të vaksinës së AstraZenecas pritet të arrijnë të mërkurën në Kosovë

Descriptive Text

62.400 doza të vaksinës së AstraZenecas, të ndara për Kosovën nëpërmjet programit COVAX, pritet të arrijnë të mërkurën.

Në uebfaqen e UNICEF-it njoftohet se vaksinat pritet të arrijnë më 12 maj, ndërsa doza do të jetë 62.400.

Në dërgesën e parë arritën 24 mijë doza të AstraZenecas. Në përgjithësi për Kosovën nga programi COVAX janë ndarë 201.420 doza.

Siç kanë raportuar burime të KOHËS sot pritet të arrijnë edhe afro 5000 doza të vaksinës së Pfizerit ndihmë nga BE-ja.

Image