Arbëri

Trumpi zgjat masat e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendimin për Ballkanin Perëndimor me të cilin vazhdohen masat e jashtëzakonshme të cilat para 16 vjetësh i kishte vendosur George Bush, transmeton Koha.net.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, bëhet fjalë për dekretin të cilin në vitin 2001 e kishte nxjerrë presidenti i atëhershëm Bush.