Arbëri

S’ka kthim të reciprocitetit e as rishikim të marrëveshjeve të Brukselit

Në programin e ri më nuk kërkohet as rishikim i plotë i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe shtrimi i tyre në tavolinën e dialogut

Qeveria Kurti 2 e ka tkurrur në vetëm dy paragrafë pjesën që flet për dialogun me Serbinë, ndryshe prej programit të Qeverisë Kurti 1.

 

Qasje ndryshe ka aplikuar Qeveria aktuale në pjesën e programit që flet për dialogun me Serbinë, krahasuar me programin e Qeverisë Kurti 1. Reciprociteti me Serbinë, rishikimi i marrëveshjeve të Brukselit, miratimi i një rezolute për dialogun në Kuvendin e Kosovës nuk janë përfshirë në programin e miratuar të premten, në të cilat insistonte Kurti sa nuk ishte kryeministër

Qeveria Kurti 2 e ka tkurrur në vetëm dy paragrafë pjesën që flet për dialogun me Serbinë, ndryshe prej programit të Qeverisë Kurti 1.

Reciprociteti ka qenë kryefjala e përdorur gjatë Qeverisë Kurti 1 në raport me fqinjin verior dhe madje pjesë e programit qeverisës. Por tani nuk është përfshirë në program.