Në sallën 1 tetori është duke vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor me vaksinën e kompanisë Pfizer.
Edhe gjatë se enjtes është vërejtur një interesim i madhe i personelit që janë duke pritur për t’u vaksinuar. Fluks për të marrë vaksinën e Pfizerit ka pasur edhe të martën.
Vaksinimi ka nisur të martën pas ardhjes së 4.680 vaksinave nga Pfizer.
Nimani Bardhi, menaxher i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, ka treguar se deri më tash janë vaksinuar 900 profesionistë shëndetësorë, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë vaksinuar rreth 300 prej tyre.
Bardhi ka treguar se sot vërehet një fluks më i madh se dje.