Arbëri

SBASHK-u do të kërkojë pagesën e shtesave nëpërmjet gjykatës

 

Menaxheri financiar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Ymer Ymeri, ka thënë se sindikata nuk do të mbajë greva apo bojkotim për mospagesë të shtesave, por se do të kërkojë këtë gjë nëpërmjet gjykatës.

Ymeri në një intervistë për emisionin Sot të KTV-së ka thënë se është kërkuar dy herë takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati, por deri tash nuk ka pasur përgjigje. Ai ka thënë se po kërkojnë vetëm ato çfarë është dakorduar me Qeverinë, pra shtesat për muajin mars dhe prill, për rrezikshmërinë e punës në kohën e pandemisë.