Arbëri

Kurti takoi Mortonin, thotë se Mbretëria e Bashkuar mund të luajë rol që Kosova të sigurojë njohje

 

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Morton ka shprehur gatishmërinë për të punuar bashkë e për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendeve, sidomos në agjenda të përbashkëta, si ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të vazhduar me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në procesin e rekrutimit të shërbyesve të lartë civilë.