Arbëri

Pos me Kosovën, Mali i Zi ka telashe me demarkim të kufirit edhe me Kroacinë

Mali i Zi pretendon se gadishulli i Prevlakës është i tij
 

Demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kohë që është kryer, mirëpo në Kosovë, shumëkush, vazhdon të mos pajtohet me atë që është nënshkruar dhe ratifikuar në kuvendet e dy vendeve.

Ekspertë dhe parti politike ngulin këmbë se Kosovës i janë marrë mbi 8000 hektarë tokë, për çka qeveritë e dy vendeve janë pajtuar që në të ardhmen ta rishikojnë këtë.