---
description: Demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kohë që...
title: Pos me Kosovën, Mali i Zi ka telashe me demarkim të kufirit edhe me Kroacinë
image: https://resources.koha.net/images/2021/May/05/prevlaka1620198225.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

 

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën 

[Kontribuo ](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm%5Fsource=koha&utm%5Fmedium=website&utm%5Fcampaign=crowdfunding&utm%5Fcontent=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia) 

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0) 

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju 

[Instalo](#) 

Arbëri 

# Pos me Kosovën, Mali i Zi ka telashe me demarkim të kufirit edhe me Kroacinë

![](https://resources.koha.net/images/2021/May/05/prevlaka1620198225.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill) 

* 5 maj 2021 10:56
* Shpërndaje në:  
[<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> ](http://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2Fpos-me-kosoven-mali-i-zi-ka-telashe-me-demarkim-te-kufirit-edhe-me-kroacine) [ ](https://twitter.com/intent/tweet?text=Pos+me+Kosov%C3%ABn%2C+Mali+i+Zi+ka+telashe+me+demarkim+t%C3%AB+kufirit+edhe+me+Kroacin%C3%AB&url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2Fpos-me-kosoven-mali-i-zi-ka-telashe-me-demarkim-te-kufirit-edhe-me-kroacine)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber") 

* 5 maj 2021 10:56
* Shpërndaje në:  
[<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> ](http://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2Fpos-me-kosoven-mali-i-zi-ka-telashe-me-demarkim-te-kufirit-edhe-me-kroacine) [ ](https://twitter.com/intent/tweet?text=Pos+me+Kosov%C3%ABn%2C+Mali+i+Zi+ka+telashe+me+demarkim+t%C3%AB+kufirit+edhe+me+Kroacin%C3%AB&url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2Fpos-me-kosoven-mali-i-zi-ka-telashe-me-demarkim-te-kufirit-edhe-me-kroacine)

Demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kohë që është kryer, mirëpo në Kosovë, shumëkush, vazhdon të mos pajtohet me atë që është nënshkruar dhe ratifikuar në kuvendet e dy vendeve.

Ekspertë dhe parti politike ngulin këmbë se Kosovës i janë marrë mbi 8000 hektarë tokë, për çka qeveritë e dy vendeve janë pajtuar që në të ardhmen ta rishikojnë këtë.

E Mali i Zi ka problem me demarkim të kufirit edhe me Kroacinë. Të paktën kështu pretendojnë në Qeverinë e Malit të Zi, ndonëse marrëveshja është firmosur më 2002.

Problemi qëndron me demarkim të vijës detare dhe tokësore. Sipas marrëveshjes, gadishulli i Prevlakës i takon Kroacisë, shkruan “b92” të mërkurën.

Kroacia ngul këmbë se nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi gadishulli i Prevlakës i takon asaj, kurse për vijën detare ka për çka të flitet.

Çështjen e demarkimit, së fundi e ka hapur kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Gjatë kësaj jave, në Mal të Zi do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman dhe nuk dihet nëse demarkimi i kufirit do të jetë një prej temave.

[ Edhe ![Osmani vlerëson se demarkacioni me Malin e Zi nuk është më çështje e politikanëve](https://resources.koha.net/images/2022/May/30/Vjosa-Osmani-Milo-Djukanovic-Prishtine-18-05-2022-ab_101653911147.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 maj 2022 Osmani vlerëson se demarkacioni me Malin e Zi nuk është më çështje e politikanëve ](https://www.koha.net/arberi/osmani-vlereson-se-demarkacioni-me-malin-e-zi-nuk-eshte-me-ceshtje-e-politikaneve) 

Zanafilla e problemit të demarkacionit daton nga viti 2002, kur, pas largimit të forcave të UNMOP-it, misionit vëzhgues në Prevlakë, të dy vendet nënshkruan një protokoll të përkohshëm, e i cili është ende në fuqi.

Krivokapiq është i pakënaqur me protokollin, pasi sipas asaj që është nënshkruar, kufiri tokësor është çështje e zgjidhur de facto, ndërsa ai detar duhet të diskutohet.

"Kjo është mosmarrëveshja dhe arsyeja kryesore pse përpjekjet e mëparshme të demarkacionit përfundimtar kanë dështuar", ka thënë Krivokapiq.

Artikuj të ngjashëm 
* [ ![Demarkacioni, “çështje e lehtë” për Kosovën e Malin e Zi](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/February/19/auto_demarkacioni_qakorr_-_r15124265921519029919.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 maj 2022 Demarkacioni, “çështje e lehtë” për Kosovën e Malin e Zi ](https://www.koha.net/arberi/demarkacioni-ceshtje-e-lehte-per-kosoven-e-malin-e-zi)
* [ ![Mali i Zi pret ambasadoren e re të Kosovës duke e cilësuar punë të kryer demarkacionin](https://resources.koha.net/images/2021/September/02/Demarkacioni-Mali-Zi-Ilustrim-Prishtine-14-02-2018-ab_1_me_logo1630575944.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 mar 2022 Mali i Zi pret ambasadoren e re të Kosovës duke e cilësuar punë të kryer demarkacionin ](https://www.koha.net/arberi/mali-i-zi-pret-ambasadoren-e-re-te-kosoves-duke-e-cilesuar-pune-te-kryer-demarkacionin)
* [ ![​Kurti pret qeverinë e re të Malit të Zi për ta diskutuar demarkacionin](https://resources.koha.net/images/2022/March/21/kurti_abazoviq1647876157.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 mar 2022 ​Kurti pret qeverinë e re të Malit të Zi për ta diskutuar demarkacionin ](https://www.koha.net/arberi/kurti-pret-qeverine-e-re-te-malit-te-zi-per-ta-diskutuar-demarkacionin)
* [ ![Mali i Zi i përgjigjet Kosovës: Marrëveshja për demarkacionin duhet të respektohet](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/February/19/auto_demarkacioni_qakorr_-_r15124265921519029919.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 kor 2021 Mali i Zi i përgjigjet Kosovës: Marrëveshja për demarkacionin duhet të respektohet ](https://www.koha.net/arberi/mali-i-zi-i-pergjigjet-kosoves-marreveshja-per-demarkacionin-duhet-te-respektohet)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber") 

Arbëri. [Hasani: Nga 6 gushti vendi është pa president, jemi në një anarki](https://www.koha.net/arberi/hasani-nga-6-gushti-vendi-eshte-pa-president-jemi-ne-nje-anarki) 

Futboll. [Pas telasheve shëndetësore, Musiala kthehet titullar](https://www.koha.net/futboll/pas-telasheve-shendetesore-musiala-kthehet-titullar) 

Arbëri. [Tash e dy javë nxënësit në Lismir nuk po e vijojnë mësimin](https://www.koha.net/arberi/tash-e-dy-jave-nxenesit-ne-lismir-nuk-po-e-vijojne-mesimin) 

Arbëri. [Rama synon të themelojë kompani të re për mbeturinat në Prishtinë, LVV-ja nuk e përkrah](https://www.koha.net/arberi/rama-synon-te-themeloje-kompani-te-re-per-mbeturinat-ne-prishtine-lvv-ja-nuk-e-perkrah) 

Arbëri. [Mirëpritet vendimi që gjyqtarëve ua kufizon përdorimin e rrjeteve sociale](https://www.koha.net/arberi/mirepritet-vendimi-qe-gjyqtareve-ua-kufizon-perdorimin-e-rrjeteve-sociale) 

Futboll. [Epërsi prej dy golave e Dukagjinit](https://www.koha.net/futboll/supergol-i-pefqelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pos me Kosovën, Mali i Zi ka telashe me demarkim të kufirit edhe me Kroacinë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/pos-me-kosoven-mali-i-zi-ka-telashe-me-demarkim-te-kufirit-edhe-me-kroacine","datePublished":"2021-05-05T10:56:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":308,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kohë që...","url":"https://www.koha.net/arberi/pos-me-kosoven-mali-i-zi-ka-telashe-me-demarkim-te-kufirit-edhe-me-kroacine","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/May/05/prevlaka1620198225.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
