Arbëri

KOSTT-i pret seancën e së enjtes për 11-milionëshin, KMDLNJ e opozita kundër

KOSTT-i pret seancën e së enjtes për 11-milionëshin, KMDLNJ e opozita kundër
 

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë të rregullt plenare. Si pikë, do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, në lidhje me kërkesën e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Zyrtarë të KOSTT-it sqarojnë se rekomandimi i Komisionit për Ekonomi që i hap rrugë ndarjes së 11 milionë eurove përmes KOSTT-it për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore të Mitrovicës, bëhet i plotfuqishëm vetëm pas shqyrtimit dhe miratimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress. KOSTT po ashtu tregoi nëse këto 11 milionë euro do të jenë për borxhin ndaj KEDS-sit dhe operatorit Elektro Sever.