Arbëri

Qeveria tek vitin e ardhshëm do të paraqesë padi për gjenocid kundër Serbisë

 

Qeveria e Kosovës e ka në plan që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ta paraqesë një padi për gjenocid kundër Serbisë, por jo këtë vit.

Rozafa Kelmendi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, në një përgjigje për KOHËN, tha se pretendohet që padia të paraqitet para përfundimit të vitit të ardhshëm.