Arbëri

Mali i Zi ende nuk ka hequr taksën 15 euro për qytetarët nga Kosova

 

(KosovaPress) - Ende nuk është larguar taksa për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi. Dy qeveritë janë duke punuar për finalizimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e taksës në vlerë 15 euro. Kështu deklaroi për KosovaPress, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, i cili shton se e njëjta mund të eliminohet deri më 1 qershor.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar për një gjë të tillë, por që ai thekson se janë duke vazhduar takimet mes dy vendeve.