Arbëri

Pesë të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 160 raste të reja pozitive me koronavirus.

Dy raste të vdekjes janë regjistruar në Prizren (76, 73 vjeç), ndërsa nga një në Pejë (84 vjeç), Prishtinë (73 vjeç) dhe Skenderaj (47 vjeç).

160 rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i 3002 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 105.535, ndërsa i të vdekurve në 2.183.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 95.045.