1 perditesime
Arbëri

Aliu dhe të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm

Aliu dhe të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm
Foto: Alban Bujari/KOHA
10:31

Aliu dhe të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm

Prokurorja e cila e ka ngritur aktakuzën, Dulina Hamiti gjatë leximit të aktakuzës ka thënë së të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që nuk e kanë respektuar planin zhvillimor urban të MMPH-së.

Pas leximit të aktakuzës, të pandehurit janë deklaruar në lidhje me fajësinë.

‘Jo nuk e pranoj’, ka thënë Aliu.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe të akuzuarit e tjerë.

Pjesë e kësaj aktakuze përveç ministrit Aliu janë edhe zyrtarët e Komunës së Prishtinës janë edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi .

Të gjithë janë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, vepër penale e cila gjendet në kapitullin e korrupsionit në Kodin Penal të Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim që të mbajë edhe seancën e shqyrtimit të dytë, para se të akuzuarit të mund të kundërshtojnë aktakuzën. Seanca e shqyrtimit të dytë do të mbahet me 7 qershor.

10:14

Nis seanca ndaj ministrit Aliu dhe pesë zyrtarëve të tjerë

Ka filluar seanca e parë në rastin e aktakuzes ku pjesë e saj është ministri i Ambientit, Liburn Aliu dhe zyrtarët Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.

Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020. Sipas saj, ai ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Seanca e parë e caktuar më 6 prill të këtij viti kishte dështuar të mbahej për shkak të mungesës së të pandehures Bahtije Uka.