Arbëri

​Sot mbahet seanca e radhës ndaj Gucatit e Haradinajt

Sot pritet të mbahet seanca e radhës nga kreut të Organizës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt. Konferenca për ecurinë e çështjes do fillojë në orën 11:00.

Gucati dhe Haradinaj po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara që nga viti i kaluar, nën akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Më 25 shtator 2020 ata ishin arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.