Arbëri

PDK: Qeveria ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri, ndërsa hoqi 30 eurot e pensionistëve

 

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me votat sot në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, ka hapur rrugën që të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbi në veri të vendit.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së dhe njëherësh kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se me këtë vendim po dëmtohet direkt buxheti i shtetit.