Arbëri

Komisioni rekomandon autorizimin e KOSTT-it për mbulimin e shpenzimeve të rrymës në veri

Foto: Driton Paçarada/ KOHA
 

(Kosova Press) - Dy propozim rekomandime sot ka paraqitur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore, ne debatin që u zhvillua edhe sot në komision mbi këtë çështje.

Propozimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila i cili mori mbështetjen e Komisionit me 6 vota për, ishte që KOSTT-i të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë. Sipas saj, obligim i qeverisë mbetet që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda 6 muajve në veri.