Përfundon numërimi i votave në Shqipëri, PS-ja me 74 mandate mund të krijojë e vetme Qeverinë

Përfundon numërimi i votave në Shqipëri, PS-ja me 74 mandate mund të krijojë e vetme Qeverinë
Para pak çastesh ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste ka dalë fituese me 74 mandate (48.68 %), që i mundëson të krijojë sërish e vetme Qeverinë.
PD-ja ka dalë e dyta me 59 mandate (39.43 %). LSI-ja me 6.81% ka marrë katër mandate deputeti, kurse PSD-ja 3 mandate (2.25%).
Në Shqipëri numërohen 99.6 për qind të votave, PS-ja mbetet me 74 mandate
Procesi i numërimit të votave në Shqipëri është fare në fund. Janë numëruar 99.6 për qind e votave apo 5182 nga 5199 qendra të votimit gjithsej.
Në 10 qarqe është mbyllur procesi i numërimit të votave, por jo edhe në Tiranë e Lezhë. Në Tiranë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbetur të numërohen edhe 16 qendra të votimit, kurse në Lezhë 1.
Sa i përket mandateve të dala nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste mbetet me 74 mandate, që ia mundëson e vetme të formojë Qeverinë, ndërkohë Partia Demokratike ka fituar 59. Lëvizja Socialiste për Integrim është e treta me 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat

Politikanë e aktivistë serbë: Prishtina dhe Beogradi bashkëfajtorë për situatën në veri

Bislimi: Nuk i ndjekim kërkesat e Serbisë

BE-ja mirëpret “çdo propozim konstruktiv” për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit

Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Morina akuzon institucionet për diskriminim ndaj personave LGBTI

Arben Loshi emërohet zëvendësues i sekretarit të Kuvendit

Borrell raporton para shteteve anëtare, BE-ja e gatshme të organizojë takim për Asociacionin

Osmani vlerëson kontributin e EULEX-it në sundimin e ligjit

ASK: Më pak nxënës e studentë sesa një vit më parë
