Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria.
Ajo ka thënë se kanë mundur që në fillim të bëhen skemat e lokaleve, të cilat sipas saj kanë mundur të punojnë me kapacitet të përgjysmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxha në Interaktiv të KTV-së ka thënë se është e kotë të limitohet koha, pasi sipas saj, virusi nuk del në një kohë të caktuar.
“Kanë mundur të kërkohen opinione nga njerëz kompetentë. Masat e rrepta të tilla, orë policore e gjëra tjera, janë të padobishme. Përveç rëndesës fizike, janë edhe ajo psikologjike edhe ekonomike. Duhet pyetur se pse ka kaq shumë raste të dhunës në familje e dhunës në përgjithësi, është bërë e tepërt. Duhet të mendohet mirë se si të veprohet tutje”, ka thënë ajo.