Arbëri

Vetëm 5 mijë nga 15 mijë profesionistë shëndetësorë në Kosovë u vaksinuan

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Nga rreth 15 mijë profesionistë shëndetësorë sa ka Kosova në sektorin publik dhe privat, vetëm rreth 5 mijë prej tyre kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. E ky hezitim i mjekëve për t’u vaksinuar po shihet si një shembull jo i mirë për qytetarët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka deklaruar se ka profesionistë shëndetësorë që kanë hezituar të vaksinohen, por ka edhe të tjerët të cilat kanë antitrupa pasi tashmë e kanë kaluar COVID-19.