Arbëri

Vdiq kryeinfermierja e repartit të Infektives, Nerxhivane Konushevci

Vdiq kryeinfermierja e repartit të Infektives, Nerxhivane Konushevci
 

Oda e Infermierëve të Kosovës njofton se ka vdekur kryeinfermierja e repartit të Klinikës Infektive, Nerxhivane Konushevci. Oda bën të ditur se 59-vjeçarja kishte një sëmundje të rëndë.

“Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim.