Sot është Dita e Tokës dhe kjo ditë në Kosovë do të shënohet me dhjetëra aktivitete nëpër komuna.
Sipas njoftimeve, shënimi i kësaj dite do të bëhet me aktivitete për pastrimin e mjedisit. Ndërkohë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot mban konferencë për media lidhur me hidrocentralet.
Dita e Tokës nisi të shënohet 51 vjet më parë, më 22 prill 1970, kur veprimtarë të shumtë në Shtetet e Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi në New-York për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.