Në Qendrën Klinika Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 734 pacientë, prej të cilëve 611 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në këtë raport theksohet se 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 590 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
COVID 19: Në ShSKUK po trajtohen 734 pacientë Nga raportimet e datës 21 prill 2021, të klinikave Covid të Qendrës...
Posted by Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës on Wednesday, April 21, 2021
Aktualisht, në nivel vendi janë 11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus. Deri tash në vend janë regjistruar 102 mijë e 236 raste pozitive. Nga ta, 2100 kanë vdekur.