Arbëri

Prokuroria dhe Policia zotohen për të mbrojtur parimet e lirisë së shtypit

Prokuroria dhe Policia zotohen për të mbrojtur parimet e lirisë së shtypit
 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, janë zotuar se do të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit dhe do të respektojnë në tërësi Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, që mbron burimet e informacionit.

Në një komunikatë për media të mërkurën, pak ditë pasi Prokuroria nisi hetimet për rrjedhjen e dokumenteve të negocimit të kontratës së shtetit me kompaninë “Pfizer” për vaksinat ndaj COVID-19, të publikuara në “Insajderi”, ky institucion ka bërë të ditur se ka kërkuar nga prokurorët që të shmangin hetimet ndaj mediave.