Arbëri

PDK-ja mohon t’i ketë bërë grafitet në shtëpinë e Graincës, fton Policinë ta intervistojë VV-në

PDK-ja mohon t’i ketë bërë grafitet në shtëpinë e Graincës, fton Policinë ta intervistojë VV-në
 

Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar dyshimet se ajo ka qenë prapa grafiteve në shtëpinë e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca. Kjo parti madje ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të nisë hetimet duke intervistuar në VV për rastin.

Të martën, familja e ish-deputetes së PDK-së hodhi dyshime se ishte kjo parti që shkroi grafitë në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes në Ferizaj. “Bijat i shesim, votat i qesim” shkruhej në grafitë duke iu referuar kalimit të Graincës në Grupin Parlamentar të VV-së nga PDK-ja në ditën kur u votua për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Xhaxhai i deputetes ka thënë për KOHËN se shumë shpejt do të tregojë kush i ka bërë mbishkrimet, ndërsa hodhi dyshimet te PDK-ja.