Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerëson se po të mos kishte një palë të tretë në dialog, Kosova e Serbia do kishte një marrëveshje deri më tash.
Ai në një intervistë për emisionin “Prvi Ugao” (Këndi i parë) në Radio Televizionin e Vojvodinës, përcjell Kossev, ka thënë se “propozimi për ricaktim të kufijve ishte pikë fillestare e Serbisë dhe kontribut që t’o jepet impuls dialogut me Prishtinën”.
“Sikur të mos kishte palë të tretë, Beogradi dhe Prishtina do të merreshin vesh”, ka thënë Petkoviq.
Ai e ka thënë këtë duke komentuar “non-paperin” slloven që bëri bujë ditëve të fundit, e ku parashihej ricaktimi i kufijve në Ballkan.
Artikuj të ngjashëm
-
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarime të rrejshme pas takimit të 10 qershorit në Bruksel
-
Petritsch: Ideja për ndarjen e Kosovës ka qenë e Beogradit
-
Petkoviq: Bislimi tha që nuk i interesojnë serbët që duan të largohen nga Kosova
-
Petkoviq: Në vend se të sanksionohej, Kosova po shpërblehet
-
Petkoviq: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut