Arbëri

Diskutohet për punësimin e viktimave të dhunës seksuale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtoreshën e QKRMT-së, Feride Rushiti, ku është diskutuar për punësimin e viktimave të dhunës seksuale.

Në takim është diskutuar për funksionalizim dhe progres më të madh të institucioneve korrektuese, u diskutua gjithashtu për ngritjen e një institucioni të veçantë për vendosjen dhe trajtimin e të paraburgosurve me probleme mendore, për reformimin e punës së Panelit për Lirim me Kusht, si dhe rreth përfshirjes së QKRMT-së në procesin e plotësim/ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas njoftimit, çështje diskutimi ishte edhe aspekti i drejtësisë tranzicionale, duke trajtuar më shumë rreth themelimit të Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë, Rolit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale, si dhe rreth aspektit të punësimit të viktimave të dhunës seksuale.

Palët u zotuan që të vazhdojnë përpjekjet dhe bashkëpunimet mes vete në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve ekzistuese edhe në Shërbimin Korrektues.