Arbëri

321 pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK

321 pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK
Foto: KOHA
 

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 770 pacientë me koronavirus. Siç njofton Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK), 630 raste janë të konfirmuara me sars-Cov-2, ku 608 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 33 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Tutje, në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë, ku 250 janë të konfirmuar me koronavirus, 13 në gjendje të rëndë dhe 267 me oksigjenoterapi.