Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kuadër të masave të reja anti-COVID, me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot është marrë vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatzëna.
Ajo në Facebook ka shkruar se aty ku është e mundur gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të hiqen nga lista e pagave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit! Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19”, ka shkruar ajo.