Arbëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Në Shqipëri janë regjistruar dy të vdekur nga koronavirusi dhe 138 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2480 testime, ndërsa janë shëruar 442 pacientë.

Në total, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2342 të vdekur, 129.594 raste pozitive dhe 101.584 të shëruar.