Arbëri

Kurti: Duhet të bëhet një pako legjislative për mbrojtjen e ambientit

Kurti: Duhet të bëhet një pako legjislative për mbrojtjen e ambientit
Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

(KosovaPress) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është bashkuar fushatës “Thuaj jo qeseve të plastikës” dhe ka pranuar nga shoqata “HANDIKOS” strajcë të ripërdorshme të punuar nga personat me aftësi të kufizuara. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po qëndrojnë personat me aftësi të kufizuara për të promovuar kampanjën, Kurti ka thënë se ekziston nevoja për përgjegjësi institucionale dhe vetëdijesim shoqëror për këta persona por edhe mbrojtjen e ambientit.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se duhet krijuar një paketë legjislative për mbrojtjen e ambientit.