Arbëri

Drejtori i ri i AKI-së mori postin në 22-vjetorin e rënies së vëllait dëshmor

Bustet e Pajazit Ahmetit e Alban Ajetit në Gjilan
 

Petrit Ajeti ka marrë një prej pozitave më të rëndësishme e më të ndjeshme shtetërore. Ai është emëruar drejtor i AKI-së, ende pa i mbushur 40 vjet.

Dhe jo vetëm kjo e bën krenar. Ai u emërua drejtor, më 15 prill, në datën kur u shënua 22-vjetori i rënies heroike të vëllait të tij, Alban Ajeti.