Qeveria e Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë, pas disa javësh prej kur në të njëjtën pozitë ka emëruar edhe Përparim Kryeziun.
“Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Ëomen. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Ëomen, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie. Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin zyrtar për jetën dhe veprën e Kelmendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 28 mars, Qeveria pati emëruar zëdhënës Kryeziun.