1 perditesime
18:07

Osmani: Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioritet pa u siguruar vaksinat për COVID-19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk mund ta ketë prioritet dialogun me Serbinë, derisa nuk sigurohen vaksinat.

Në një takim me ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, Osmani u shpreh me shpresë se shtetet mike do ta ndihmojnë Kosovën për sigurimin e vaksinave, në diskutimin që patën mbi pandeminë me COVID-19.

“Kurse Presidentja Osmani, duke u ndërlidhur në këtë temë, theksoi se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës. Ajo potencoi se në këtë kohë nevojitet solidaritet ndërmjet shteteve, ndaj shfaqi shpresën se Kosova do të ndihmohet nga shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e sasisë e nevojshme të vaksinave për qytetarët e saj”, thuhet në komunikatë.

15:50

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, Ogasawara Mitsunori.

Të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë të thellohen edhe më tej.

Osmani ka falënderuar të ngarkuarin me punës Mitsunori për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës ndër vite, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit.

“Osmani potencoi angazhimin e institucioneve kosovare për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë kontekst, kërkoi edhe ndihmën e shtetit japonez. Presidentja Osmani u shprehë e lumtur qe ekipi i Kosovës do të marrë pjesë me sportistë të spikatur në Lojërat Olimpike të Tokios”, ka thënë ajo.