Arbëri

Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë, Xhemile Thaçi-Vezgishi, për mosdeklarim të pasurisë.

Siç thuhet në njoftim për media, Thaçi-Vezgishi nuk i ishte përmbushur afatit për deklarimin e pasurisë deri më 31 mars 2020, e as afatit shtesë deri më 19 qershor të vitit të njëjtë, duke mos përmbushur detyrimin ligjor për vitin 2019 në afatin e paraparë të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollon e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Thaçi-Vezgishi ishte emëruar në këtë pozitë në shtator të vitit 2019. Ajo në atë kohë ishte prezantuar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, si figurë apartiake.