Arbëri

116 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK

116 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK
 

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë. Kështu bëhet e ditur nga raporti i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Nga ShSKUK tregojnë se 735 raste janë të konfirmuar me Sars CoV2 dhe 37 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse 720 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.