Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe e ka përgëzuar për siç thuhet në njoftim, rolin konstruktiv të partisë së tij në formimin e institucioneve të reja.
Osmani shtoi se partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin, andaj institucioni i Presidencës, sipas saj, do të jetë çdo herë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sigurova Abdixhikun që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.