Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe e ka përgëzuar për siç thuhet në njoftim, rolin konstruktiv të partisë së tij në formimin e institucioneve të reja.
Osmani shtoi se partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin, andaj institucioni i Presidencës, sipas saj, do të jetë çdo herë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike.
“Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sigurova Abdixhikun që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.
-
Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
-
Abdixhiku: S’bëjmë kompromise për emrin e presidentit me të cilin kërkuam mbështetje qytetare
-
Osmani: Vota juaj i jep drejtim shtetit tonë
-
Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së, antidot i gjendjes ku ka rrëshqitur Kosova
-
Osmani, bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit