Arbëri

AAK-ja: Qeveria t'i kontaktojë vendet mike për vaksina, përmes rrugëve zyrtare apo personave me ndikim

AAK-ja: Qeveria t'i kontaktojë vendet mike për vaksina, përmes rrugëve zyrtare apo personave me ndikim
 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar prej Qeverisë të sigurojë sa më shpejtë vaksinat për imunizimin e masës për COVID-19, e kjo që të bëhet përmes rrugëve urgjente, sipas tyre, të kërkojnë ndihmë nga vendet mike.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria duhet të shfrytëzojë rrugët zyrtare për të arritur te vendet mike për të kërkuar ndihmë me vaksinat, ose të shfrytëzojë personat publik me ndikim nga ato vende.