Arbëri

Osmani bisedon me homologun e saj slloven për sigurimin e vaksinave

Osmani bisedon me homologun e saj slloven për sigurimin e vaksinave
 

Presidentja, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit për media, të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.