Prej vitesh BKT Kosova vijoi me misionin e saj humanitar të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Edhe kësaj radhe aktiviteti i dhurimit të gjakut i organizuar nga BKT Kosova ishte i suksesshëm. Kjo ishte e dukshme nga entuziazmi i treguar nga punonjësit e Bankës që mbështetën plotësisht aktivitetin. Ky entuziazëm u mirëprit edhe nga Zyrtarët e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, të cilët ishin shumë të kënaqur me interesimin e madh të punonjësve për të dhuruar gjak.
BKT Kosova shpreson që vullnetarizmi i punonjësve të saj të shërbejë si shembull i mirë për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetën atyre që janë në nevojë.
“Gjaku yt shpëton jetë” është pjesë e programit të bankës për përgjegjësi sociale, i bazuar në parimin “Kontribuo për shoqërinë” që mbështet veprimtaritë bamirëse.
{gallery}
(Artikull i sponsorizuar)
-
“Gjaku yt shpëton jetë”
-
Punonjësit e Coca-Cola HBC Kosovë dhurojnë gjak: Çdo pikë gjaku e ka fuqinë që të shpëtojë jetë
-
BKT Kosova synon ta rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-
Sindikata e Punëtorëve të IPKO organizon aksionin e Dhurimit të Gjakut