Arbëri

Ministri serb fton Gjermaninë të kërkojë falje në lidhje me deklaratën për gjenocidin serb në Kosovë

Ministri serb fton Gjermaninë të kërkojë falje në lidhje me deklaratën për gjenocidin serb në Kosovë
Foto: AP
 

Ministri për Inovacion dhe Përparim Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, ka kërkuar nga ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, që t’i kërkojë falje popullit serb për deklaratën e para disa ditëve se intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për të ndalur gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë.

Popoviq në një letër drejtuar ambasadorit, thotë se “ky është kulmi i cinizmit dhe vazhdimësi e disa shteteve perëndimore për të shpallur popullin serb gjenocidial”.