Arbëri

Avokati i Popullit: Të ndalet diskriminimi i të afërmve të profesorëve në kandidimin për doktoratë

Foto: Koha
 

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës të anulojë kriterin me të cilin duhej të konstatohej nëse ekziston konflikt interesi që një kandidat/kandidate për doktoraturë ka lidhje të drejtë gjaku me një apo më shumë anëtarë personeli akademik të njësisë përkatëse.

Sipas një njoftimi për media nga ky institucion, më 6 nëntor të vitit të shkuar, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesën e Vegim Vulës, Zana Dragidellës dhe Ardi Ahmeti, si kandidatë për doktoraturë në Mjekësi dhe Ekonomik, e të cilët ishin ankuar për diskriminim në konkursin publik të UP-së të shpallur më 23 tetor 2020.