Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, është emëruar në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kjo është e ditur nga Qendra për Arsim të Kosovës (KEC), ku Pupovci ka qenë drejtor ekzekutiv.
Popovci është zotuar se do të punojë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit dhe kërkimit.
“Jam i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ndihmë për adresimin e problemeve komplekse në këtë fushë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka njoftuar tutje se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës dhe se Bordi e ka emëruar për ushtrues detyre, Petrit Tahirin.
Emri i Pupovcit ishte përfolur më parë si ministër në MASHT.
Ditë më parë, Pupovci kishte deklaruar se nxënësit që kanë mbajtur mësimin online kanë humbur rreth 20 për qind të vitit shkollor, derisa ata që s'kanë marrë pjesë rreth 40 për qind. Mësimi online sipas tij do ndikojë në rënien e cilësisë së arsimit, për shkak të ndërprerjeve të shumta të procesit mësimor.
Para këtij emërimi, në Qeverinë Kurti janë caktuar 11 zëvendësministra në ministri në ndryshme.