Arbëri

Mbi 40 zyrtarë të lartë të akuzuar për mosdeklarim të pasurisë

 

Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), Afrim Atashi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se mbi 40 zyrtarë të lartë janë akuzuar për mosdeklarim të pasurisë.

Sipas tij, të gjithë zyrtarët e lartë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe që nuk kanë pasur arsye të mjaftueshme kundrejt tyre janë ngritur kallëzime penale.