Arbëri

Sveçla pas raportit të DASH-it: S’do të tolerojmë më shkelje

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

S’do të tolerojmë më shkelje, është zotimi që ka dhenë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë më 2020, e në të cilin theksohej se në Kosovë, shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të jenë në pozita në sektorin publik.

Lidhur me këtë Sveçla ka thënë se ndaj sfidave të identifikuara do të ketë veprime konkrete për t’i tejkaluar.