Arbëri

GAP: Nuk kishte transparencë për shpërndarjen e mjeteve për rimëkëmbje

 

Instituti GAP ka publikuar raportin mbi transparencën dhe kriteret e përdorura gjatë zbatimit të masave në kuadër të Programit dhe Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjetjet e këtij raporti tregojnë se institucionet relevante për zbatim të këtyre masave nuk kanë qenë transparente gjatë shpërndarjes së mjeteve, ku për shumë masa nuk dihen përfituesit, ndërsa në disa tjera nuk dihet shuma e ndarë.