Arbëri

COVID-19: 11 të vdekur e 873 raste të reja të shtunën në Kosovë

COVID-19: 11 të vdekur e 873 raste të reja të shtunën në Kosovë
 

Në 1830 ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të shtunën, sipas raportit ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë regjistruar 11 vdekje e 873 raste të reja pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë (85, 70 vjeç), Gjakovë (79 vjeç), Klinë  (62 vjeç), Lipjan (69 vjeç), Pejë (76 vjeç), Prizren (36 vjeç), Suharekë (63 vjeç).