Arbëri

Mot me diell dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius.

Në mëngjes sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit!