Arbëri

Pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit, të martën në orën 10:00

 

Kryeministri i ri Albin Kurti do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti, të martën në orën 10:00, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS.

Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.